Lifestyle

Mungesa e gjumit te shtatzënat shkakton migrenë

Kur gratë shtatzëna nuk flenë mjaftueshëm, ato janë të ekspozuara ndaj një rreziku dukshëm më të lartë të dhimbjes së kokës, andaj shpesh përdorin ilaçe kundër migrenës.

Është vlerësuar se midis 20% dhe 80% e grave vuajnë nga migrena gjatë shtatzënisë dhe nuk është e këshillueshme që të marrin ilaçe antimigrenë në fazën e hershme, kur fetusi është më i pambrojtur, transmeton KosovaPress.

Në mënyrë që të përcaktohet se çfarë medikamentesh nevojiten për femra kundër migrenës gjatë shtatzënisë, një ekip shqyrtoi rezultatet e një studimi të madh norvegjez mbi shëndetin e nënave dhe fëmijëve për 60,435 gra shtatzëna.

Duke marrë parasysh faktorë të tjerë të rrezikut, u vu re se gratë shtatzëna që raportuan se fjetën gjatë natës për më pak se pesë orë ishin të ekspozuar ndaj një rreziku 50 për qind më të lartë të përdorimit të ilaçeve antimigrenë sesa ata që flinin më gjatë.