Lifestyle

Parandalojeni gripin përmes pastërtisë

Foto: Ilustrim

Zakonisht me ardhjen e ditëve të ftohta shtohen edhe mundësitë për grip apo ndonjë virus.

Për t’u mbrojtur nga to është shumë me rëndësi të keni higjienën e duhur personale, përcjell ksp.

Virusi mund të transmetohet edhe nëse prekni sipërfaqe si karrige, tavolina apo doreza dyersh që janë të infektuara dhe më pas prekni membranat e mukozës në gojën, hundën apo sytë tuaj.

Andaj për të mbajtur gripin larg duhet t`i mbani duart të pastra. Larja e duarve më sapun dhe ujë është efektive për të reduktuar përhapjen e mikroorganizmave të infektuar.

Mbani me vete një dezinfektues duarsh me bazë alkooli.