Lifestyle

Veza dhe karota për lëkurë të pastër

Lëkurë e pastër dhe plot jetë është diçka që të gjithë e duan, por nganjëherë nuk është edhe aq e lehtë për ta pasur.

Veç gjenetikës, është stili i jetesës, dieta ushqimore dhe produktet kozmetike ato që ndikojnë në cilësinë e lëkurës.

Ju sjellim më poshtë dy ushqime që ndikojnë pozitivisht për lëkurën tuaj:

Veza

Ngrënia e vezëve ose aplikimi i një maske veze në fytyrën tuaj është shumë e shëndetshme për lëkurën.

Vezët janë një burim i shkëlqyer i vitaminës A që ndihmon në riparimin e lëkurës.

Karota

Nëse doni që lëkura juaj të thithë rrezet e diellit më shpejtë dhe të nxihet në mënyrë uniforme provoni maskën me karota dhe vaj ulliri. Karota është e pasur në vitaminë A, e cila ndihmon në riparimin e lëkurës dhe eleminimin e rrudhave të reja.