Lifestyle

Aloe Vera për duar të thata

Duart e thata dhe të ashpra janë një problem shumë i zakonshëm të cilin lehtësisht mund ta trajtoni në mënyrë natyrale dhe në kushte shtëpie, me ndihmën e aloe verës.

Aloe Vera përmban hidratues natyral të cilët ju ndihmojnë që të keni duar të buta dhe të lëmuara.

Përveç kësaj ajo edhe krijon një shtresë mbrojtëse në lëkurë dhe ndihmon në tonin e lëkurës.

Ju duhet vetëm të merrni gjelin nga aloe vera e freskët dhe t’i masazhoni duart për disa minuta.

Lëreni të qëndrojë për 10 apo 15 minuta pastaj pastroni duart me ujë të vakët.

Aplikoni këtë trajtim një ose dy herë në ditë dhe do shihni se rezultatet do të jenë shumë të shpejta.