Lifestyle

Gjashtë gjërat që janë trendi këtë vit

Viti 2017 do të ketë disa risi që do ta karakterizojnë pamjen tuaj.

Listës do t`i prijnë vetullat. Mirëpo, në vend të tutorialeve që tregojnë si të mbushni harqet me grim, femrat do të jenë në gjendje të shpëtojnë përmes zgjidhjes gjysmë të përhershme të vetullave përmes teknikës “mikroblading”. Dhe, në krye të preferancave të grimit do të jenë modeli “cut-crease”, shkruan sot Koha Ditore.

Më poshtë do t`i rendisim gjashtë gjërat që janë dhe do të jenë trendi këtë vit.

Trajtimi i vetullave me teknikën “microblading”

Nëse keni menduar se trendi i vetullave do të zhduket këtë vit, atëherë keni gabuar. Trendi do të jetë teknika “microblading”, që paraqet një trajtim gjysmë të përhershëm për plotësimin dhe formësimin e vetullave me pamje sa më natyrale.