Përdorni vaj ulliri dhe limon për rikthyer shkëlqimin e mobiljeve nga druri

Përdorni vaj ulliri dhe limon për rikthyer shkëlqimin e mobiljeve nga druri

19 shkurt 2017 14:04

Për mobiljet e drurit, të cilat pas disa vitesh kanë humbur shkëlqimin dhe duken si të vjetra, vaji i ullirit dhe lëngu i limonit është zgjidhja më e mirë për t’i përmirësuar.

Vaji i ullirit i kthen shkëlqimin sipërfaqeve dhe krijon një shtresë mbrojtëse kundër pluhurit. Nga ana tjetër, limoni ka një veprim dezinfektues, i cili siguron një pastrim perfekt.

Me vetëm gjysmë filxhani vaj ulliri dhe çerek filxhani me lëng limoni, mobiljet tuaja do të shkëlqejnë. Përziejini së bashku mirë dhe përhapeni produktin e fituar në sipërfaqen e mobiljes, transmeton tch.

Pastrojeni me ndihmën e një leckë mikrofibër ose me pambuk.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme