Ndërhyrja që detyroi Mohamed Salahun të largohej nga finalja e Ligës së Kampionëve me Real Madridin, ka qenë pjesë e një provimi juridik.
Faqe të shumta në Siri kanë publikuar në Facebook fotografitë nga provimi i vitit të parë në Universitetin e Damaskut për Kodin Penal.
“Sergio Ramos e lëndoi Mohamed Salahun në finalen e Ligës së Kampionëve. Natyrisht, Sergio Ramos nuk mund të përgjigjet për këtë veprim nga një perspektivë e ligjit penal për shkak të katër kushteve që e arsyetojnë dhunën në sport. Përmendni këto kushte”, ka shkruar në pyetjen e provimit.
Pyetja u prit me shaka nga studentët që në rrjete sociale kishin shkruar se profesori është “fans i mposhtur i Barcelonës”.
Përgjigja për këtë pyetje ishte:
1. Ndeshja është mbajtur sipas ligjit.
2. Për lojtarin e lënduar sepse ka pranuar të marrë pjesë në lojë.
3. Lojtari që ishte prapa lëndimit ka respektuar rregullat dhe principet e ndeshjes.
4. Për lëndimet që bëhen gjatë lojës.
-
4 qershor 2018 22:32
-
Shpërndaje në: