Kuriozitet

Shkencëtarët krijojnë gjakun “artificial”

Mungesa e rezervave të gjakut mundon shumicën e sistemit shëndetësor në botë, por hulumtimet e reja të kryera në Universitetin në Bristol ngjallin shpresat se një ditë procesi i transfuzionit do të jetë plotësisht ndryshe.

Studimi është publikuar kah mesi i marsit në revistën “Nature Communications”, dhe ka shikuar teknikën e re të prodhimit potencial të sasive të pakufizuara të sasive të gjakut “artificial”.

Në këtë fazë, krijimi i gjakut artificial është tepër i shtrenjtë dhe i komplikuar, për të pasur epërsi në krahasim me dhënien falas të gjakut. Megjithatë, me përkryerjen e teknikës, gjaku artificial do të mund të përdorej në gjithë botën.

Më herët shkencëtarët arritën të krijojnë gjakun “artificial”, duke iu falënderuar qelizave amë, por nga njëra qelizë amë është mundur të prodhohen vetëm 50.000 pika të kuqe gjaku, derisa vetëm një qese e gjakut për transfuzion përmban rreth një bilion eritrocite. Duke përdorur këtë metodë, shkencëtarët kanë arritur që të zgjasin fazën e qelizave amë, në të cilën do të mund të shumëzoheshin pa kufi, ndërsa shkencëtarët thonë se një proces i tillë i bën qelizat “të pavdekshme”.

Ekipi nga Bristoli ka bërë vetëm disa qese me gjak, ndërsa për disa vite metoda e re do t’iu mundësonte spitaleve që të ruajnë rezerva të grupeve të rralla të gjakut dhe t’i përdorin sipas nevoja