Shitet shtëpia e fëmijërisë së Donald Trump në New York City për 2.1 milionë dollarë

Shitet shtëpia e fëmijërisë së Donald Trump në New York City për 2.1 milionë dollarë

28 mars 2017 18:23

Shtëpia ku Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka kaluar fëmijërinë, në Queens të New York është shitur për 2.1 milionë dollarë.

Blerësi sipas New York Post, i shtëpisë 2 katëshe, është një agjent i shitjes së patundshmërisë.

Shtëpia nuk është e njohur përveç lidhjes me presidentin, por ky fakt është kyç, ka thënë drejtori i shitjes së shtëpive në ankand për The New York Times, transmeton koha.net.

Kjo shtëpi në vitin 2016 ka dal në shitje për 1.6 milionë dollarë, ndërsa më vonë kishte rënë çmimi në 1.2 milionë dollarë.

Por tani në ankand është shitur për 2.1 milionë dollarë, që sigurisht për shkak të lidhjes me Donald Trump.

Këtë shtëpi e ka ndërtuar Fred Trump, babai i Donald Trump për familjen e tij në vitin 1940, dhe kanë jetuar aty derisa Donald i ka bërë 4 vjet.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme