Një çift në Tennesse të Amerikës është arrestuar pasi ka tentuar të shesë beben pesë muajsh në Craiglist për 3 mijë dollarë.
Deanna Lynn Greer, 37-vjeçare, dhe John David Cain, 26-vjeçar nga Greene County i Tennesset ishin marrë vesh me një polic të infiltruar për shitjen e bebes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPolicia filloi hetimet kur pa shpalljen e çiftit në internet. Zyrtarët policor fillimisht menduan se ishte mashtrim, por më vonë e zbuluan se çifti e kishte ndërmend ta shiste beben.
Çifti është arrestuar të premten, ndërsa bebja është në përkujdesjen e shtetit.