Kuriozitet

Xheli çudibërës, mbyll plagët për 60 sekonda

Descriptive Text

Shumicës prej nesh i ka ndodhur të paktën një herë që të pësojë një incident dhe shenjat e tij në jo pak raste të na mbesin për gjithë jetën.

E pasi plaga shërohet, ajo që mbetet pas është shenja e saj apo të qepurat e mjekëve.

Por, a e keni menduar ndonjëherë që një e çarë në trup mund të shërohet për vetëm 60 sekonda? Me “Metro”-në po! Shkencëtarët kanë mundur të ndërtojnë një xhel, të ngjashëm me ata që kemi parë në filmat fantastiko-shkencorë.

Xheli i quajtur “Metro” është testuar me sukses tek minjtë dhe derrat dhe shumë shpejt, studiuesit e “Biomedical Engineers” nga SHBA dhe Universiteti i Sidneit në Australi, autorë të këtij zbulimi thonë se do të nisin testimet tek njerëzit.