Kuriozitet

Astronautët e NASA-s do të vdesin në Mars nga “viruset dhe alienët vrasës”

Kur NASA do të dërgojë astronautët në Planetin e Kuq, ata do të përballen me vrasje nga alienët dhe viruset, paralajmëron një ekspert.

Agjencia amerikane e hapësirës planifikon të lansojë misionin me njerëz në Planetin e Kuq në vitin 2030, me qëllim të gjetjes së jetës jashtëtokësore, transmeton KosovaPress.

Por kërkimi u zhyt në kaos në fillim të këtij muaji pas pretendimeve për zbulimin e ekzistimit të jetës në planetin Mars.

Studiuesi Barry DiGregorio, tha se pamjet e lëshuara nga roveri Curiosity i NASA-s tregojnë për fosile që dëshmojnë se në plantin Mars ka jetë.

Tash, eksperti nga Universiteti i Buckingham tërheq vërejtjen se nevojiten përpjekje të tjera për të gjetur alienët, në të kundërtën astronautët do të përballen me vdekje.

“Astronautët mund t’iu ekspozohen mikrobeve dhe viruseve të panjohura patogjene, për të cilat nuk kemi ide se si t’i kontrollojmë. Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme për të dërguar instrumente shtesë në Mars, të cilat do të detektonin jetën atje, për t’u siguruar se mund të dërgojmë njerëzit atje, ose për të kthyer mostrat në Tokë”, thotë DiGregorio.

Ai e ka quajtur absurde planin e Elon Musk për të dërguar njerëz në planetin Mars në baza të rregullta.

“Ai është duke injoruar në tërësi faktin se atje mund të ketë jetë dhe një gjë duhet siguruar më parë se sipërfaqja e Marsit është sterile”, ka thënë eksperti.

“Nëse ju dërgoni astronautë në Mars dhe ata vdesin nga sëmundje patogjene nga mikrobe të panjohura, ju nuk do të keni një mision tjetër për t’u kthyer atje, ndërsa nga ana e publikut një gjë e tillë do të ishte tmerruese”, paralajmëron ai.

Fosilet e gjetura nga Curiosity, sipas tij, paraqesin shenja të “trupit të butë të krijesave”, të cilat dikur kanë ekzistuar në planet.