Kuriozitet

Kjo është çokollata më e shtrenjtë në botë

Kutia në të cilën çokollata ka formën e kurorës dhe është e zbukuruar me 5,500 kristale Swarovski është ekspozuar në panairin e çokollatës në Obidos të Portugalisë.

Edicioni i limituar përmban 1,000 bonbone me çmim prej 7,728 euro për copë.

Ëmbëlsirat me çokollatë janë të mbushura me shafran, zhardhok kërpudhash të bardha, vanilje nga Madagaskari dhe fletëpalosje të artë, transmeton ksp.

Kreatori i çokollatës, portugezi Daniel Gomes deklaroi se kjo çokollatë në formë diamanti ka hyrë në librin e rekordeve Guinness si më e shtrenjta në botë.