Kuriozitet

Dy roje të nderit alivanosen para kryeministrit kanadez

Dy rojeve të nderit u ka rënë të fikët derisa kryeministrit kanadez, Justin Trudeau, po mbante një fjalim për emërimin e shefit të ri të policisë – gruaja e parë që e fiton këtë pozitë në Kanada.

Trudeau e emëroi Brenda Luckin si shefen e parë të Royal Canadian Mounted Police [RCMP].

Gjatë ceremonisë 45-minutëshe, dy rojet e nderit janë alivanosur dhe është dashur të ndihmohen nga kolegët e tyre.

Rreshteri i tyre pas ceremonisë ka thënë se alivanosja është gjë e zakonshme te rojet e nderit.