Trump për rënien e shikueshmërisë së Oscars: Më s’ka yje – pos meje

Trump për rënien e shikueshmërisë së Oscars: Më s’ka yje – pos meje

06 mars 2018 15:27

Presidenti amerikan Donald Trump ka thënë se rënia e shikueshmërisë së ceremonisë Oscar ka ndodhur për shkak se më nuk ka yje.

“Shikueshmëria më e ulët në HISTORI. Problemi është, ne nuk kemi yje më – përpos presidentit tuaj (vetëm shaka, sigurisht)!”, ka shkruar Trump në Twitter.

Vetëm 26.5 milionë shikues ndoqën ceremoninë e së dielës, që është audienca më e vogël televizive e regjistruar ndonjëherë në SHBA.

Jimmy Kimmel, një kritik i shpeshtë i Trumpit, udhëhoqi ceremoninë. Ai thumboi disa herë Trumpin dhe administratën e tij.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme