Italiania bëri fushatë elektorale pa shfaqur asnjëherë fytyrën

Italiania bëri fushatë elektorale pa shfaqur asnjëherë fytyrën

06 mars 2018 13:12

Ka bërë një fushatë elektorale në Itali pa shfaqur asnjëherë fytyrën. Ka qenë kandidatja misterioze, e detyruar të fshihet pasi është dëshmitare në hetimet për mafiozin Matteo Messina Denaro.

Pavarësisht kësaj, e kandiduar nga radhët e “Lëvizjes me 5 yje”, Piera Aiello ka fituar me një numër të konsiderueshëm votash. Ajo ka lënë prapa kandidaten e Forza Italia dhe atë të Qendrës së majtë, në një kohë që gazetarët dhe kamerat e kanë pasur të pamundur t’i afrohen, transmeton abcnews.al. E rrethuar gjithnjë nga shërbimi i sigurisë, prej 26 vitesh ajo jeton në anonimitet dhe në një vend sekret. Tashmë deputete e sapozgjedhur, ajo duhet të ulet në parlament por sigurisht në masa të rrepta mbrojtjeje.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme