Kuriozitet

Gratë nga Arabia Saudite për herë të parë në gara atletike

Descriptive Text

Gratë në Arabinë Saudite kanë marrë pjesë për herë të parë në garën atletike në historinë e mbretërisë.

Gara në gjatësi prej tre kilometrave është mbajtur në provincën lindore Al-Asha. Në garën ndërkombëtare me titull “Al-Asha Runs” morën pjesë rreth 1.500 gra në kategori të ndryshme të moshave, në konkurrencë amatore dhe profesionale, transmeton AA.

Drejtoria e përgjithshme për sport e Arabisë Saudite, spitali Al-Moosa dhe komuna Al-Asha ishin sponsorë të garës.

Fituese e garës ishte Mizna al-Nassar nga Arabia Saudite.