Zbulohet “super-kolonia” e pinguinëve

Zbulohet “super-kolonia” e pinguinëve

02 mars 2018 17:00

Një “super-koloni” e pinguinëve është zbuluar në skaj të Antarktikut. Kjo koloni e madhe përbëhet nga 1.5 milion pinguinë.

Hulumtuesit kanë thënë se zona është strehim i mirë për këta pinguinë nga aktivitetet njerëzore dhe nga ndryshimet klimatike, transmeton Koha.net.

Numri i madh i pinguinëve Adelie është zbuluar në Danger Islands” në Weddell Sea” në lindje të Antarktikut. Është një zonë e vështirë për t’u vizituar, derisa pinguinët u zbuluan përmes pamjeve satelitore.

Në zonën e vizituar nga hulumtuesit janë 751,527 pinguinë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme