Gjendet turisti i zhdukur në Amazonë, thotë se majmunët e ndihmuan

Gjendet turisti i zhdukur në Amazonë, thotë se majmunët e ndihmuan

25 mars 2017 12:20

Një turist kilian i cili kishte humbur në malet e amazonës për nëntë ditë thotë se një grup i majmunëve i kanë ndihmuar atij që të mbijetojë, duke i gjuajtur ushqim dhe orientuar atë për te strehët dhe uji, transmeton koha.net.

25-vjeçari Maykool Coroseo Acuna ishte në kamping në parkun nacional Madidi në Bolivi afër lumit Tuichi me një grup, kur kishte humbur në mal.

Siç raporton National Geographic, Acuna ishte zhdukur nga kabina e tij në mëngjes në ora 8.30 në muajin shkurt, pa lënë gjurmë pas.

Ai kishte refuzuar që të shkonte me të tjerët në një ceremoni boliviane, dhe kishte qëndruar në kabinë, por kur të tjerët janë kthyer, ai ishte zhdukur. Edhe pse e kishin kërkuar për orë të tëra, ai ishte larguar pa lënë gjurmë, transmeton koha.net.

Ndërsa anëtarët udhëheqës të grupit thonë se është zhdukur pasi ka refuzuar që të marr pjesë në ceremoninë Pachamama, të cilën e ofron Nëna Natyrë.

Ata thonë se kush nuk e respekton Pachamama mund të merret nga Duende, që është një shpirt i djallëzuar i cili fsheh viktimat e tij.

Ata kanë bërë disa ceremoni në shpresë për të kontaktuar me Acuna, i cili ata besonin se ai kishte ngecur në “dimensione të tjera” e jo zhdukur.

Ndërsa pasi ai është gjetur, pas nëntë ditësh, thotë se ka mbijetuar fal një grupi majmunësh, të cilët sipas tij i kanë hedhur frute për të ngrënë, dhe e kanë drejtuar atë për në strehë të ndryshme për çdo ditë, dhe te vendet ku kishte ujë.

Acuna ka thënë se nuk beson në gjëra të tilla apo në kulturat e xhunglave boliviane, ai beson se Zoti ishte ai që e shpëtoi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme