Kuriozitet

Policët gjuhen me borë me dy hajdutë

Dy policë janë bërë hit në internet pasi shihen në një video duke u gjuajtur me borë me dy të dyshuar, të cilët po i ndiqnin.

Ata ishin thirrur nga një banor i një banese pasi pa se dy hajna po tentonin të futeshin në një apartament.

Policët irlandezë i kanë ndjekur deri në një bllok banesash dhe aty kanë filluar përleshjen me topa bore, para se dy të dyshuarit të gjenin një rrugë për të ikur.