Zbulohen sinjale që lidhen me yjet e parë të Universit

Zbulohen sinjale që lidhen me yjet e parë të Universit

01 mars 2018 12:37

Paris, 1 mars – Astronomët kanë mundur të zbulojnë për herë të parë sinjale që lidhen me shfaqjen e yjeve të parë 13,6 miliardë vite më parë, pak pas krijimit të Universit, sipas një studimi të publikuar në revistën ”Natyre”, transmeton ATSH.

Vëzhgimi i këtyre sinjaleve nga një radioteleskop i vogël i instaluar në Australi duhet të konfirmohet ende nga instrumentë të tjerë dhe nga ekipe të tjera hulumtuesish.

Por, intensiteti i sinjaleve të vërejtura sugjeron që Universi ka shënuar një ftohje më të shpejtë nga sa parashikohej dhe një fakt i tillë mund të çojë në një rishikim të modeleve kozmologjike dhe ndoshta për të kuptuar më mirë çështjen misterioze të materies së zezë, e pakapshme nga teleskopët.

“Zbulimi i shfaqjes së yjeve të parë në Univers do të jetë një zbulim i madh nëse do t’i rezistojë kohës”, thotë Brian Schmidt, nobelist në Fizikë në vitin 2011.

‘’Duhet të tregohemi shumë të kujdesshëm për momentin”, pohoi për median, Benoit Semelin, astrofizikant në Observatorin e Parisit.

“Por, nëse vëzhgimi konfirmohet, ky është një zbulim i madh pasi do të çonte në ndryshimin e modeleve mbi krijimin e Universit”, shton ai.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme