Kuriozitet

Në Prishtinë po skijohet

Bora që ka nisur të bie mbi vendin tonë ditëve të fundit ka bërë që policia të dalë me një apel për pjesëmarrësit në komunikacion që të kenë kujdes dhe të jenë të pajisur me pajisjet dimërore.

E qytetarët po ankohen për mos-mirëmbajtje të rrugëve në qytetet e tyre, por edhe të rrugëve magjistrale e edhe të autostradave, raporton Koha.net.

Agjencia e lajmeve AP ka shkrepur një fotografi interesante në kryeqytet, ku shihet një i ri që ka dalë të skijojë në rrugët e Prishtinës.

Kjo është edhe një mjet kreativ proteste ndaj veprimit të pamjaftueshëm të kompanive të mirëmbajtjes së rrugëve gjatë stinës së dimrit.

I ftohti dimëror që po vjen nga Siberia, i quajtur “Bisha nga Lindja”, tashmë ka pushtuar pjesë të mëdha të Evropës, duke prekur shumë vende, përfshirë Britaninë, Italinë, Gjermaninë e Kosovën.