"Kukerlandia" në Edirne, rituali bullgar i "dëbimit të shpirtrave të këqij"

"Kukerlandia" në Edirne, rituali bullgar i "dëbimit të shpirtrave të këqij"

23 shkurt 2018 09:16

Edirne, 23 shkurt – Në Edirne të Turqisë u organizua shfaqja me maska "Kukerlandia", me të cilën u paraqit tradita e kohërave antike ku shfaqet rituali i “dëbimit të shpirtrave të këqij”, raporton Anadolu Agency (AA).

Shfaqja “Kukerlandia” e organizuar në rrugën Saraçlar ofroi pamje shumëngjyrëshe dhe u realizua në kuadër të projektit “Festivalet e rritura me nisma të vogla” të organizuar nga Shoqata për Promovim dhe Mbështetje të Kulturës Kırkpınar në bashkëpunim me Komunën Tunca të Bullgarisë.

Grupet e maskuar dhe të veshur me veshje shumëngjyrëshe, bënë përpjekje të mëdha që në ditët afër pranverës të "dëbojnë shpirtrat e këqij të ngelur nga dimri". Grupi performues shfaqi "dëbimin e shpirtrave të këqij" nëpërmjet maskave dhe zërit të ziles.

Sekretari i përgjithshëm i Shoqatës për Promovim dhe Gjallërim të Kulturës Kırkpınar, Mübeccet Güzey, duke folur për mediat tha se realizojnë projekte për promovimin e mëtejmë të festivaleve me vlera specifike të të dy vendeve.

“Në kuadër të projektit, vitin e kaluar atje kemi organizuar një promovim të mahnitshëm të Mundjes me Vaj. U përpoqëm që Kırkpınar-in ta paraqesim atje në mënyrën më të mirë. Edhe ata, para festivalit Kukerlandia që do të mbahet në fundjavë në Bullgari, realizuan këtë shfaqje që ka për qëllim promovimin e kësaj tradite si dhe ftuarjen e banorëve të Edirnes në festival. Synimi ynë me projektet e promovimeve dhe shfaqjeve të tilla është organizimi i festivaleve në mënyrë më të mirë dhe efektive. Qëllimi ynë është promovimi i denjë edhe i Kırkpınar-it edhe i festivalit Kuker në të dy vendet. Sot, duke bërë zhurmë, dëbuam shpirtrat e këqij të Edirnes të ardhur me dimrin. Këtë ngjarje e paraqitëm në mënyrë vizuale para qytetarëve tanë“, u shpreh Güzey, duke theksuar se në qytet është bërë shfaqje me të cilën bashkëpunëtorët bullgar të projektit promovuan traditën Kukerlandia te qytetarët.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme