NASA zbuloi vendin e rënies së Kasinit

NASA zbuloi vendin e rënies së Kasinit

22 shkurt 2018 14:09

Agjencia amerikane e hapësirës ka publikuar fotot e Saturnit para rënies së Cassinos, më 15 shtator 2017.

Kasini kaloi 13 vjet duke studiuar "Gurin e gjashtë të Diellit" dhe për atë kohë dërgoi mijëra fotografi në Tokë, njofton Daily Mail.

Dy ditë para rënies, fluturakja bëri mozaikun e fundit të Saturnit, i cili përbëhej nga 80 fotografi, të bëra brenda dy orëve, transmeton KosovaPress.

NASA ka ndarë 42 prej tyre dhe ka bërë fotografinë e fundit të detajuar të këtij planeti.

Sonda Kasini u dogj gjatë zhytjes në atmosferën e Saturnit, të cilin nisi ta eksploronte në vitin 1977.

Kasini është e vetmja anije që ka qëndruar ndonjëherë rreth Saturnit. Ka sjell zbulime të shumta, përfshirë ekzistencën e oqeanit në Encelad dhe Titan të Saturnit.

Sonda arriti deri në Saturn në 2004, dhe që nga ajo kohë ka mbledhur të dhëna duke përdorur 12 instrumentet e saj.

Pasi furnizimet e karburantit në 2017 ishin gati zbrazur, Nasa ka vendosur për "finalen e madhe" në kuadër të të cilës sonda përfundoi misionin e saj shkencore.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme