Kuriozitet

Hidhet pa parashutë nga 74 metra lartësi dhe është gjallë

Ky është momenti i tmerrshëm që një person hidhet nga një ndërtesë 24-katëshe në Suedi, por parashuta e tij nuk hapet.

Video e ngarkuar në internet tregon parashutistin që tmerrohet pasi ai e kupton se parashutë e tij ka dështuar.

Ai mrekullisht mbijetoi incidentin, pavarësisht goditjes në asfaltin nën ndërtesën e gjatë prej 74 metra në kryeqytetin Stokholm, transmeton oranews.

Incidenti ndodhi në Kungsholmen, një nga ishujt e kryeqytetin suedez.

Policia dhe dëshmitarët thonë se njeriu kërceu dhe u përplas në rrugë para shokëve të tij që po filmonin, si dhe personave të tronditur në restorantin në katin përdhesë të ndërtesës.

Djali u dërgua në spital, ku u trajtua për lëndime serioze, por është jashtë rrezikut për jetën sipas DailyMail.

Policia e Stokholmit tha se hedhja nga ndërtesat nuk është e paligjshme në vetvete, megjithatë kjo varet nëse çatia apo dyshemeja nga ku kryhet kërcimi është përdorur në mënyrë të ligjshme.

{gallery}