Kuriozitet

Shtëpia e Operës në Harbin të Kinës shpallet “objekt i vitit”

Shtëpia e operës në qytetin kinez Harbin me arkitekturën e saj të veçantë po i vjedh vëmendjen e botës. E shtrirë në ishullin kulturor të Harbinit shtëpia e operës mbulon 79 mijë metër katror.

Ka dy skena për performim: Teatrin e madh që ka kapacitet për 1 600 persona dhe një sallë më të vogël me 400 ulëse. Projekti është përfunduar në vitin 2015 dhe ideja e arkitekteve ka qenë që të paraqesin një objekt të ngjashëm me rrjedhën e lumit që kalon pranë.

Arkitektura duhet të shikohet si pjesë e peizazhit. Shtëpia e operës duket si një kodër bore. E parë nga lartë objekti duket si lum. Bëhet një e mjedisin natyror. Është një vepër artificiale por në mendjen time është si një shpirt i natyrës – thotë arkitekteti Ma Jansong.

Objekti i cilësuar si një inovacion në botën e arkitekturës është edhe është vepra e parë arkitekturore kineze që ka fituar çmimin “Objekti i vitit” nga uebsajti ndërkombëtar “ArchDaily”.