Kuriozitet

Loja për t’u “vaksinuar” kundër Fake News

Descriptive Text

Publikimi i teorive konspirative apo diskreditimi i kundërshtarëve?

Më poshtë vijojnë disa prej strategjive të propozuara, në një lojë të nisur sot, për identifikimin e një krijuesi të Fake News dhe për të zhbërë gjithashtu teknikat e dezinformimit.

Loja, me qasje edukative, u zhvillua nga një ekip studiuesish të Universitetit të Cambridge, në partneritet me shoqatën e gazetarëve holandezë, DROG.

E aksesueshme në faqen fakenewsgame.org, ajo fton përdoruesit të krijojnë një media fiktive në internet duke publikuar informacione të rreme, me objektivin për të zgjeruar audiencën duke mbajtur një nivel minimal besueshmërie, raporton AFP, transmeton ATSH.

Disa strategji janë propozuar për lojtarët, që mund të përvetësojnë shumë llogari të rreme në rrjetet sociale, të retushojnë imazhet ose të përhapin artikuj të dyshimtë për arritjen e qëllimeve të tyre.

“Nëse e vendosni veten në vend të një personi që provon t’u mashtrojë, kjo do të rrisë kapacitetin për të zbuluar dhe për t’i rezistuar teknikave të tij”, theksoi në një komunikatë Sander van del Linden, drejtor i një laboratori kërkimi në Universitetin e Cambridge që punon për “teorinë e vaksinimit”.

“‘Ne dëshirojmë të ndihmojmë për zhvillimin e ‘antikorpeve mendore’ për t’u imunizuar përballë publikimit të informacioneve të rreme”‘, shtoi ai duke bërë një krahasim me veprimin e një vaksine.

Në një eksperiment të lojës së kryer tek 100 gjimnazistë në Holandë, adoleshentët që ishin të familjarizuar me teknikat e dezinformimit jepnin më pak besueshmëri për informacionet e rreme.