Kuriozitet

Futbollistët e WBA-së kërkojnë falje për vjedhjen e një taksi në Barcelonë

Katër futbollistë të WBA-së kanë kërkuar falje pasi një taksi ishte vjedhur jashtë një restoranti të ushqimit të shpejtë të enjten në Barcelonë, raporton BBC.

Policia katalunase ka thënë për BBC se Gareth Barry, Jonny Evans, Jake Livermore dhe Boaz Myhill dëshironin që të dilnin në Barcelonë, por gjithçka ishte mbyllur kështu që kishin marrë një taksi.

Kur ata ishin larguar nga restoranti, rreth orës 05:30, ata kishin marrë taksin dhe ishin kthyer në hotel, pa shoferin e taksit.

Katërshja ishte intervistuar nga Policia, por nuk ishte arrestuar. Megjithatë ata kanë kërkuar falje për këtë veprim të tyre.