Pëson kompania spanjolle e cila refuzoi një grua në punë, tha se u duhet burrë

Pëson kompania spanjolle e cila refuzoi një grua në punë, tha se u duhet burrë

15 shkurt 2018 18:16

Një kompani në Spanjë mori një lumë kritikash të ashpra, pasi nuk punësoi një grua sepse nuk ishte burrë.

Agjencia e publiciteteve dhe marrëdhënieve me publikun, “Impulsa Comunicación”, i tha Carla Forcadës se për pozicionin e shefit të llogarive i duhej një burrë, që mund të përballojë ritmin e punës me kompanitë e mëdha.

Pikërisht këto të fundit, duke nisur me “Coca Cola”-n, braktisën menjëherë agjencinë, pasi Forcada publikoi mesazhin që mori nga “Impulsa Comunicación”, transmeton Tch.

Ajo postoi në “Twitter” “e-mail”-in e marrë nga kompania, ku shkruhet mjaft qartë se atyre i duhej një burrë që ta bëjë këtë punë.

I menjëhershëm ishte reagimi formal, por edhe publik ndaj kompanisë, e cila u detyrua të mbyllë faqen e saj të internetit.

Përmes një zëdhënësi, kompania tha më pas se nuk kishte qëllim të diskriminonte aplikanten për vendin e punës.

Kompania shtoi se situata u krijua për shkak të një keqkuptimi, por pa sqaruar më tej, në përpjekje për ta lënë pas shpine incidentin, që tashmë i ka kushtuar shumë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme