Qeni i zhdukur në Gjermani pas 6 muajsh gjendet në Zvicër

Qeni i zhdukur në Gjermani pas 6 muajsh gjendet në Zvicër

15 shkurt 2018 15:41

Cyrih, 15 shkurt - Qeni i humbur në Gjermani gjashtë muaj më vonë u gjet 400 kilometra larg, pranë Cyrihut në Zvicër.

BBC raporton se pastorja gjermane Rapunzel u zhduk pasi pronarët, familja Ehret-Vath më 15 gusht e kishin sjellë për një kontrollë rutinore.

Familja në rrjetet sociale dërgoi apel dhe kërkoi ndihmë për gjetjen e qenit të cilën gjashtë muaj më vonë e gjeti ekipi i ambulancës në rrugë të cilët ishin duke u kthyer në Cyrih.

Ekipi i ambulancës zvicerane ka vënë re se qeni në gjendje të rëndë ishte shtrirë pranë rrugës dhe kishin vendosur ta dërgonin në një klinikë veterinare në Cyrih.

Punonjësit e klinikës lajmin e gëzueshëm për gjetjen e qenit e ndanë me familjen Ehret-Vath.

Qeni për shkak të frakturave dhe gjakderdhjes së brendshme është mbajtur në klinikën në Cyrih. Pronarët thonë se gjendja e pastores gjermane Rapunzel vazhdon të jetë e rëndë, por besojnë se së shpejti do të jenë së bashku.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme