Pullë postare me fytyrën e rindërtuar të vajzës athinjote Mirtisi të shekullit V PK

Pullë postare me fytyrën e rindërtuar të vajzës athinjote Mirtisi të shekullit V PK

15 shkurt 2018 15:12

Athinë, 15 shkurt – Shërbimi shtetëror postar grek, ELTA , ka njoftuar shpërndarjen e një serie të re pullash kushtuar Mirtisit, rindërtimi i fytyrës së një vajze nga Athina antike, e cila vdiq si pasojë e murtajës në shekullin V para Krishtit.

Shkencëtarët e Universitetit të Athinës përdorën kafkën e saj dhe aplikuan teknika të ndryshme për të krijuar dhe rindërtuar fytyrën e vajzës athinjote, me anë të dyllit, mbetjet e të cilës u gjetën në një varr në Keramikos, i zbuluar gjatë gërmimeve të ndërtimit të një metroje në Athinë.

Seria e re e pullave postare do të shpërndahet sot dhe do të shitet derisa të ulet numri i kërkesave nga konsumatori, me përjashtim të 5 000 zarfeve të ilustruar me figurën e Mirtisit, që do të tërhiqen më 14 shkurt 2019.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme