Kuriozitet

Kapuçino me… selfie

Përgatitja e kafesë, pijes së preferuar të nxehtë, shumë njerëzve në mbarë botën, çdo ditë u bëhet një sfidë gjithnjë e më e madhe, e cila kërkon mënyra për t’i impresionuar ata.

Kështu, një kafene në Roterdam ofron të ashtuquajturën “selfieçino”, kapuçino ku ndodhet fotografia juaj.

Pronarja e kafenesë, turkja Ahu Yasik Doganer, e lindur në Holandë, tregon se klientët vijnë nga të gjitha pjesët e Holandës për të provuar selfieçinon.

“Gjithmonë kemi ëndërruar të hapim një kafene. Vitin e kaluar gjatë pushimeve në Singapor vizituam një kafene që ofronte selfieçino, e cila ishte shumë interesante për ne. Më parë diçka të tillë kisha parë vetëm në rrjetet sociale”, tha Doganer.

Ajo shtoi se që atëherë e kishte kuptuar se diçka të tillë duhet të ofrohet në Holandë, kurse rreth idesë ka punuar me bashkëshortin dhe motrën e saj.

Ajo shpjegoi se klientët që porositin selfieçinon duke bërë selfie përmes aplikacionit ose të dërgojnë ndonjë foto ose logo. Pas kësaj, aparati i kafesë printon foton që dërgohet përmes aplikacionit.