Kuriozitet

Zihet shitësi i drogës që pranonte pagesa me kartelë krediti

Descriptive Text

Një shitës i drogës i cili pranonte pagesa nga klientët e tij edhe me kartel banke për kokainë, është zënë, pasi u jepte klientëve të tij faturat me pseudonimin e vet, transmeton koha.net.

35 vjeçari Mark Slender ka tentuar që “të sjellë shitjen e drogave në shekullin e 21-të”, me një lexues kartelash, i cili madje u jepte blerësve një faturë për t’ju thënë faleminderit.

Slender nga Gloucestershire të Anglisë, është dënuar me 7 vite burg pasi policia ka konfiskuar pajisjen për leximin e kartelave, e cila kishte afër 12 mijë funta nga shitja e drogave, transmeton koha.net.

PC Thom Finnikin nga policia e Tewkesbury ka thënë: Slender duket se ka bërë profit të konsiderueshëm nga shitja e drogave ndërsa ka tentuar që të fsheh financat e tij duke investuar në gjëra të shtrenjta.

“Ne kemi konfiskuar pjesë të veshjeve dhe ari me vlerë mbi 10 mijë funte, të cilat besojmë se i ka blerë me parat e tij të drogës”, ka shtuar ai.

{gallery}