Kuriozitet

Holanda “në këmbë” për shpëtimin e lopës Hermien nga thertorja

Dëshira për të jetuar ka fituar mbi gjithçka. Në Holandë janë të gjithë të çmendur për lopën Hermien, e cila pas largimit pak para Krishtlindjeve nga kamioni që duhet ta dërgonte në thertore, tani do të vijojë një jetë “normale” në një fermë të veçantë për kafshët e keqtrajtuara falë 50 mijë eurove të mbledhura përmes Internetit nga njerëzit që u prekën nga historia e saj.

Historia e lopës 3 vjeç e gjysmë, siç transmeton Shqip, ka shkaktuar fantazinë e rrjeteve sociale, të cilët kryesisht përmes “Twitter”-it, u pasionuan, duke lançuar hashtag si #GoHermien e #JeSuisHermien.

Për të u shqetësua madje edhe një anëtar i familjes mbretërore, bashkëshorti i princeshës Margherita, i cili bëri një apel për të ofruar lirinë e kafshës.

Hermien, i cila u arratis së bashku me një viç tjetër, arriti t’i shpëtojë ndjekësve të saj për tetë javë, duke u endur nëpër pyje dhe fshatra. Dhe në fund, këmbëngulja e saj u shpërblye. 50 mijë euro janë mbledhur në internet për të garantuar sigurinë e saj dhe tani ajo mund të jetojë në heshtje në një fermë.