Pamje të frikshme në qiell

Pamje të frikshme në qiell

08 shkurt 2018 14:43

Shoferët e automjeteve në Teksas mbetën të shtangur kur papritur qielli u errësua, pasi u mbush me mijëra zogj shtegtarë. Sipas asaj që shkruan e përditshmja “The Sun”, çdo vit me mijëra zogj zbresin në qiejt e shtetit jugor, ndërkohë që nisin migrimin e tyre.

Ato mbushin zonën e Dallas Fort Worth nga fundi i Tetorit dhe qëndrojnë deri në fillim të vitit të ri. Pamjet e fundit u kapën në Mesquite, Teksas, rreth 18 milje nga Dallas, transmeton TvKlan.al.

Të shumtë kanë qenë ata që i kanë krahasuar këto pamje, si një skenë e shkëputur nga filmat horror.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme