Në Paris apo në Kinë?

Në Paris apo në Kinë?

08 shkurt 2018 12:10

“Ne gjithmonë e kemi Parisin”, thotë Rick në filmin klasik “Casablanca”, por ja që Parisi na vjen mijëra kilometra më larg, në Kinë.

Një lagje e qytetit kinez të Hangzhou duket se po imiton në shkallë të gjerë kryeqytetin francez. CNN ka përmbledhur në një fotogaleri ngjashmëritë mes Parisit dhe lagjes Tianducheng, transmeton tch.

Fotografi parizier Francois Prost ka udhëtuar në këtë lagje ku ka fiksuar në aparat rikrijimin e kullës Eiffel, ndërtesave klasike dhe Kopshtit të Versajës.

Prost ka postuar fotot duke i quajtur “Sindroma e Parisit”, duke ftuar shikuesit të shohin ngjashmëritë dhe diferencat e qytetit të dublikuar.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme