Arrin si Miss në finale, pastaj tregon se është mashkull!

Arrin si Miss në finale, pastaj tregon se është mashkull!

08 shkurt 2018 10:13

Në fund, ajo vajza e bukur, pretendentja kryesore për të marrë titullin Miss virtual Kazakistan i ka habitur të gjithë: “Në të vërtetë unë jam një mashkull”. Siç transmeton Shqip, 22-vjeçari kazak Ilay Dyagilev u prezantua si femër nën identitetin e rremë, Arina Alieva dhe përfundoi duke qenë një nga më të votuarat mes 4000 kandidaturave femra në konkurs, duke u renditur në finale.

Por kur pa që po shkonte tepër larg, Ilay vendosi të zbulonte vërtetën, se në fakt ai ishte një mashkull, i trukuar falë ndihmës së një mikeje dhe se ishte bërë pjesë e konkursit për të treguar se vajzat e ndjekin aq shumë modën sa përfundojnë duke qenë kopje të njëra-tjetrës, sa është shumë e thjeshtë të përshtatesh me standardin e njëjtë të bukurisë femërore.

“Mungon origjinaliteti dhe natyralja”, ka rrëfyer djali, që u skualifikua menjëherë nga konkursi femëror i bukurisë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme