Zbulohet një gjuhë e re në Azinë Juglindore

Zbulohet një gjuhë e re në Azinë Juglindore

08 shkurt 2018 09:28

Studiuesit e gjuhës kanë zbuluar se në Gadishullin Malaja në Azinë Juglindore flitet një gjuhë e panjohur më parë.

Sipas lajmit të publikuar në Science Daily, studiuesit e gjuhës nga Universiteti Lund në Suedi, kanë zbuluar një gjuhë të re në Gadishullin Malaja, gjuhë të cilën e emërtuan “Jedek”.

Studiuesit njoftuan se gjuha e familjes austroaziatike, pjesë e grupit “Aslian”, flitet nga 280 persona në Malajzinë Perëndimore, të cilët jetojnë nga gjuetia dhe grumbullimi.

Gjuha “Jedek” u zbulua derisa studiuesit në kuadër të projektit për dokumentim të gjuhëve për gjuhën Semang, po vizitonin fshatra të ndryshme për të mbledhur të dhëna gjuhësore nga grupet e ndryshme të cilat flasin gjuhët Aslian.

Gjuha Jedek doli nga punimet mbi gjuhën Jahai e cila flitet në të njëjtin rajon.

Joanne Yager, studente e doktoratës pranë Universitetit Lund, tha: “E vërejtëm se një pjesë e madhe e fshatit flasin një gjuhë tjetër. Përdornin fjalë, fonema dhe struktura gramatikore të cilat nuk përdoren në gjuhën Jahai. Këto fjalë, sugjeronin në lidhje me gjuhët Aslian të folura në vende të tjera të largëta të gadishullit Malaja”.

Duke theksuar se në shoqërinë ku flitet gjuha Jedek, ka më shumë barazi gjinore se sa në shoqëritë perëndimore, Yager shtoi se në këtë shoqëri nuk ka pothuajse aspak dhunë se me vetëdije inkurajojnë fëmijët e tyre të mos garojnë dhe se nuk ka ligje apo gjykata.

Niclas Burenhult, një studiues i gjuhëve tha se: “Jedek, nuk është një gjuhë që flitet nga një fis i panjohur në pyll, por është një gjuhë që flitet në një fshat të studiuar më parë nga antropologët. Si studiues të gjuhëve, gjetëm diçka që antropologëve u ka ikur nga syri”.

Ndryshe, në botë fliten rreth 6 mijë gjuhë. Afro 80 për qind e popullsisë së botës e flet njërën prej gjuhëve më të përhapura, ndërkaq 20 për qind flet njërën nga 3.600 gjuhët e tjera.

Studiuesit besojnë se gjysma e gjuhëve të botës do të zhduken brenda 100 vitesh.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme