Kuriozitet

Si të ndizni zjarrin me ujë

Imagjinoni një moment se ndodheni në mes të një ishulli dhe një prej elementëve kryesor për të mbijetuar është zjarri, e për të ndezur një të tillë me mjete rrethanore ka disa mënyra.

Ndërsa kemi dëgjuar, apo parë për përplasjen e gurëve që bëjnë xixa, apo edhe fërkimin e një druri me bar të thatë, ka edhe një mënyrë tjetër për të ndezur zjarrin me mjete rrethanore, e siç edhe mund të dallohet në videon e mëposhtme mjaft efektive, transmeton tch.

Mjafton të keni një qese plastike transparente e mbushur me ujë deti. Dhe 36-vjeçari Alvaro Cerezo e tregon këtë se si bëhet, ai ka marrë disa barishte nga arra e kokosit dhe mbi to mban qesen e mbushur me ujë deti, e cila në këtë rast kryen funksionin e një lupe zmadhuese duke përforcuar nxehtësinë e rrezeve të diellit.