Foto historike që nuk i keni parë kurrë

Foto historike që nuk i keni parë kurrë

03 shkurt 2018 22:21

Nga dy plumba që janë shkrirë në një, tek shiu i predhave që bien mbi Japoni janë disa foto të rralla historike që pas tyre fshihet edhe dhimbja e kujtimet e mijërave personave, transmeton tch.

Image
Këta dy plumba u gjetën pas betejës së Galipolit, e cila filloi në 1915 dhe përfundoi më 1916 gjatë Luftës së Parë Botërore. Forcat aleate të përbëra nga britanikët, francezët dhe australia luftuan kundër forcave turke. Beteja përfundoi me tërheqjen e forcave aleate, të cilat humbën 46 mijë njerëz ndërsa forcat turke 65 mijë
Image
Midis viteve 1946-1958 SHBA testoi 23 bomba me hidrogjen, duke dhuruar edhe një spektakël në oqeanin paqësor
Image
Testi nuklear kodohej Trinity, por bomba e parë atomike mori nofkën “The Gadget”
Image
Shi predhash mbi Kobe. Bombardimi i Kobe në Japoni gjatë Luftës së Dytë Botërore, më 16-17 Mars, ishte pjesë strategjike e luftës së SHBA kundër shtetit aziatik
Image
Më 9 gusht 1945 SHBA hodhi bombën automike në Nagasaki, në këtë foto janë foto nga lart para dhe pas shpërthimit
Image
Kur në SHBA ndalohej prodhimi i alkoolit, foto pas zbulimit të një punishteje. Autoritetet po derdhin të gjithë alkoolin
Image
Bombat e gazit ishin një nga armët më të frikshme që mund të përdorte armiku, e gjatë Luftës së Dytë Botërore thuajse çdo kush kishte maskën e tij. Kjo është pamje nga një kopësht fëmijësh në Londër
Image
Afro 700 mijë persona morën pjesë gjatë festimeve në Buckeberg në 1934
Image
Një piramidë me baule, ku në krye të saj është vendosur flamuri amerikan. Fotoja e shkrepur gjatë festimeve të Ditës së Pavarësisë së SHBA më 4 Korrik 1920
Image
Vrasje gjatë transmetimit në televizion. Ngjarja ndodhi më 12 tetor 1960 në japoni, ku 17-vjeçari Otoya Yamaguchi, vrau Inejiro Asanuma mbështetës së partisë socialiste. Disa javë më vonë 17-vjeçari u raportua se u vetëvra
Image
Kjo kartolinë besohej se ishte realizuar në Itali për shitjen e fëmijëve të padëshiruar, por në fakt ajo ishte ideuar dhe përdorur si një kartolinë humoristike në Francë
Image
Varja e Rainey Bethea më 14 gusht 1936, ka qenë ekzekutimi i fundit publik në SHBA
Image
Imazhi i parë i fotografuar pas zbulimit të Machu Picchu
Image
Letër e Gandit për Hitlerin ku i kërkonte ta konsideronte faktin e pasojave të veprimeve të tij tek njerëzimi

Komentet

Shto koment

Të ngjashme