Kafe në burg

Kafe në burg

03 shkurt 2018 16:53

Nëse dëgjojmë për dikë që ka përfunduar në burg mendojmë situata na vjen ndërmend izolimi në qeli, e të gjithë do të mendonim e uronim që të mos përfundonim edhe ne ndonjë ditë.

Por në Turqi, ka një ndryshim pasi shumë prej të rinjve shkojnë me dëshirë në një “burg” me 4 yje, transmeton tch. Bëhet fjalë për një kafene që është ndërtuar në formën e burgut, me qeli me hekura, e çdo gjë tjetër që të krijon kushtet se je me të vërtetë një i dënuar.

Kamarierët e banakierët janë të veshur si të dënuar dhe gardianë, madje klientët janë të lutur që të jenë të dënuar për ta shijuar sa më plotësisht ambientin.

I hapur para një muaji në Stamboll kjo kafe ka filluar të tërheqë vëmendjen e shumë të rinj, të cilët nuk ngurrojnë që të veshin edhe rrobat e të dënuarve.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme