Kuriozitet

Qeni endacak me dy këmbë të thyera në Kamenicë shpëtohet nga humanistët

Një qen me dy këmbë të thyera, në Kamenicë, po shërohet falë humanistëve që e gjetën atë dhe e dërguan për mjekim.

Arian Mavriqi, ka postuar në profilin e tij fotografitë nga kurimi që po merr ky qen në një ordinancë veterinarie në Obiliq. Ka postuar edhe një video nga gjendja para se të kurohej.

“Faleminderit Zot që gjete bamirës që të kujdesen për këtë qen që kishte të thyera dy këmbët. E kemi gjet në Kamenicë dhe e dërguam për shërim. Këto foto na vinë nga vendi ku po trajtohet në Obiliq”, ka shkruar Mavriqi.

Mavriqi ka marrë dhjetëra komente përkrahje e falënderimi pas veprës së tij.