Gjyshet shkatërrojnë lokalin!

Gjyshet shkatërrojnë lokalin!

31 janar 2018 18:07

Tentativa e dështuar e tre mikeshave të moshuara për të realizuar një numër baleti është kthyer në një nga videot më qesharake të momentit.

Gjyshet, të cilat po dëfreheshin në një bar në Manchester, vendosën të filmonin veten gati për të treguar aftësitë e tyre.

Por performanca nuk ka shkuar siç duhet kur ato u rrëzuan në tokë, duke shkatërruar edhe banakun ku ishin mbështetur.

Pronarja e lokalit, Jill Cunfille, gjithashtu një nga balerinat amatore, tha se video është vetëm 4 sekonda sepse personi që po e filmonte po qeshte aq shumë sa që i ra telefoni nga dora, transmeton tch.

“Jemi ende duke qeshur”, tha ajo, sipas Manchester Evening News.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme