Kuriozitet

Policia do të gjobis shoferët që tejkalojnë shpejtësinë edhe për vetëm 1 kmh

Descriptive Text

Shoferët duhen gjobitur nëse e kalojnë limitin e shpejtësisë edhe për vetëm 1kmh, ka thënë shefi i policisë së rrugëve të Britanisë.

Momentalisht, udhëzimet thonë se forcat policore duhet të vënë gjoba vetëm në rastet kur ngasësit kalojnë shpejtësinë e lëvizjes me 10% plus 2mph (3.2 kmh) – për shembull, 35mph (56.2 kmh) në një zonë me limit shpejtësia prej 30mph (48.2 kmh).

Por, shefi policor i rrugëve Anthony Bangham, ka bërë thirrje që ky limit prej 10% të hiqet, transmeton Koha.net.

Bangham tha se faljet për tejkalim të shpejtësisë po përdoreshin më shpesh sesa pikët ndëshkuese dhe gjobat.

Shefi i West Mercia i bëri këto komente gjatë një fjalimi në konferencën e Sigurisë Rrugore të martën, sipas Daily Mail.

Ai citohet të ketë thënë: “Të ndryshojmë mesazhin – jemi krenarë që jemi zbatues të ligjit. Nuk dua që publiku të befasohet, dua që ata të ndihen keq kur të zihen... Duhet të kuptojnë se ligji ka vënë limite të shpejtësisë për një arsye. Ata nuk duhet të vijnë e të ankohen pse janë zënë. Nëse gjobiteni pse keni shkuar me 35 apo 34 apo 33 (në një zonë me 30mph), kjo s’mund të cilësohet e padrejtë sepse ju po e shkelni ligjin”.

1,710 persona kanë vdekur nëpër rrugë brenda një viti (deri në qershor të vitit 2017), sipas statistikave të fundit qeveritare britanike.