Kuriozitet

Hëna e gjakut super blu shfaqet sonte, ku mund të shihet

Descriptive Text

Uashington, 31 janar – Një dukuri e rrallë qiellore dhe spektakolare, nëse qielli do të jetë i pastër, do të jetë e dukshme në Amerikën e Veriut kur një eklips hënor i plotë do të ndodhë në momentin e një hëne të plotë “blu” dhe madje kur sateliti ynë natyror do të jetë pothuajse shumë pranë Tokës.

Bëhet fjalë për një kombinim të rrallë të hënës blu, hëna e dytë e plotë në një muaj kalendarik, superhënës, një hënë e plotë kur ndodhet në pikën më të afërt të orbitës së saj eliptike përreth tokës, dhe një eklipsi të plotë të hënës, në të cilin hija e tokës mbi sipërfaqen e hënës i jep asaj një ngjyrim të kuq, të përgjakur, transmeton ATSH raportimin e AFP-së.

Bashkimi i këtyre tre cikleve astronomikë do të shkaktojë atë që astronomët e quajnë “Hëna e gjakut super blu”.

Një dukuri qiellore e ngjashme ka ndodhur më 30 dhjetor 1982 dhe ka qenë e dukshme në Evropë, në Afrikë dhe në perëndim të Azisë.

Për Amerikën e Veriut, ky fenomen daton që pra 152 vitesh, më 31 mars 1866.

“Spektakli mund të jetë shumë i habitshëm”, sipas astronomëve.

“Ne mund të shikojmë, gjatë eklipsit, reflektime në sipërfaqen e hënës të të gjitha lindjeve dhe perëndimeve të diellit në Tokë”, thekson Sarah Noble, një shkencëtare e NASA-s.

Shprehja “Hëna blu” përcakton një hënë të dytë të plotë në një muaj, një fenomen që ndodh mesatarisht çdo dy vjet e gjysmës.

“Eklipsi do të ndodhë vetëm 27 orë pasi hëna do të ketë arritur pikën orbitale më të afërt të planetit tonë duke shkaktuar një super Hënë”, theksojnë astronomët.

Hëna që kalon në konin e errët të prodhuar nga Toka është quajtuar gjithashtu “hëna e gjakut” sepse ylli nuk bëhet plotësisht i zi, një pjesë e dritës së diellit, reflektuar nga atmosfera tokësorë, arrin në mënyrë indirekte sipërfaqen hënore.

Disa rreze diellore janë filtruar gjithashtu duke prodhuar një reflektim të kuqerremtë në Hënë. Ky fenomen ndodh kur ajo është në perigjeun orbital.

Për ata që jetojnë në Amerikën e Veriut, Alaskë apo Hauai, eklipsi do të jetë i dukshëm përpara lindjes së diellit më 31 janar ndërsa për ata që jetojnë në lindjen e mesme, Azi, Rusinë lindore, Australi dhe Zelandën e Re, Hëna e gjakut super blu mund të shihet para mëngjesit më 31 janar.