Gardelinat që do të trafikoheshin në Greqi, lëshohen në qiellin shqiptar

Gardelinat që do të trafikoheshin në Greqi, lëshohen në qiellin shqiptar

30 janar 2018 10:05

Dy ditë më parë në pikën doganore të Kapshticës, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe efektivët e policisë gjetën 300 gardelina, të cilat do trafikoheshin drejt Greqisë, transmeton Shqip.

Gjetjen e tyre e ka përshëndetur ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, i cili vlerëson bashkëpunimin e shkëlqyer mes qytetarëve dhe institucioneve ligjzbatuese.

Në Facebook, Klosi ka postuar edhe videon, ku ai liron 300 gardelinat nga kafazi në Pyllin e Fazanëve në Maliq.

“Fauna e egër e vendit tonë, është pjesë e habitatit shqiptar që mbrohet me ligj ndaj çdo tentativë për ta dëmtuar atë, do të dënohet ashpër nga inspektorët e mjedisit!”, shkruan Klosi.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme