Punoi 18 muaj, spanjolli mori pagë për 15 vjet

Punoi 18 muaj, spanjolli mori pagë për 15 vjet

29 janar 2018 15:29

Një nëpunës në Spanjë, ka punuar vetëm 18 muaj në jetën e tij profesionale 15 vjeçare, ndërkaq pjesën tjetër e ka kaluar me leje e raporte mjekësore dhe ka marrë pagë.

Sipas lajmit të publikuar nga gazeta El Pais, nëpunësi i cili punonte si asistent në një spital psikiatrik në qytetin Alicante në juglindje të Spanjës, në vitet 2001-2016 sapo mbaronte ditët e lejes, merrte raport mjekësor dhe këtë e përsëriste vazhdimisht.

Gjatë kësaj periudhe, nëpunësi ka marrë raport për 4.553 ditë edhe atë 7 herë raport mjekësor 1 vjeçar dhe 3 herë nga 1 vit e gjysmë. Jashtë raporteve, nëpunësi ka përdorur dhe leje ligjore dhe për këtë periudhë ka punuar vetëm 18 muaj.

Veprim plotësisht legal

Alejandro Moral, një nga zyrtarët e qytetit, në deklaratën e tij ka theksuar se sado që veprimi nuk është etik, ai është legal dhe se ndaj nëpunësit i cili ka vepruar brenda kornizave ligjore kanë hapur hetim disiplinor.

Ndërkaq nëpunësi në fjalë, e fitoi padinë ndaj Këshillit Kombëtar për Sigurim Social meqenëse dëshmoi se nuk e kanë informuar se pas mbarimit të raportit do të duhet të kthehet në punë.

Mori pagë pa punuar

Mësohet se nëpunësi, i cili në kuadër të ligjit për mbrojtje të të dhënave personale nuk është i detyruar të tregojë sëmundjen e cila sipas tij e ka penguar në kryerjen e detyrës, ka vazhduar të marrë pagë prej 1.500 eurove.

Gjithashtu theksohet se nëpunësi hetimet për të cilin vazhdojnë akoma, nuk kishte leje zyrtare por ka trajtuar pacientët për 30 minuta në javë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme