Momenti i gabuar për të grabitur

Momenti i gabuar për të grabitur

29 janar 2018 11:37

Një blerës është lavdëruar për veprimet e tij të guximshme, pasi ai u filmua duke u përballur me një hajdut gjatë një vjedhje në një argjendari.

Pamjet e kamerës së sigurisë kanë treguar momentin kur një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë me shpejtësi në argjendari dhe ka kapërcyer mbi banak dhe nën kërcënimin e pistoletës ka marrë sende me vlerë dhe të hollat që ndodheshin në dyqan, transmeton tch.

Por për fatin e tij të keq ky nuk ka qenë momenti i duhur për të kryer grabitjen, pasi në dyqan ndodhej 52-vjeçari Andy Fiddler, i cili ndryshe nga shumica e njerëzve ka reaguar duke e ndaluar grabitësin të largohej duke e neutralizuar atë.

Komentet

Astrit29/01/2018 14:25

Pllicia, në këtë video, erdhi për 5 min.. Vëreni kohën lartë videos. Po te ne për sa do t'vinin? S'ka policë në rrugë, të gjithë me makina janë të "zënë".

Shto koment

Të ngjashme