Kuriozitet

Ngordh breshka e monedhave

Breshka me emrin “Bank” ka ngordhur vetëm pak ditë pas operacionit katër orësh për t’ia hequr nga stomaku rreth 1 mijë monedha.

Breshka 25-vjeçare vuante nga helmimi i gjakut pasi në stomak i është gjetur 11 kilogramë metal.

“Ajo tani e ka mundësinë për të notuar dhe të hajë ushqim të shëndetshëm”, ka thënë mjekja Natarika Chansue, e cila i priu ekipit për të hequr 915 monedha nga stomaku i breshkës, raporton Associated Press.

Breshka ishte sjell në spital nga disa peshkatarë të cilët e kanë vërejtur se ajo nuk po notonte siç duhej. Veterinarët kanë thënë se asaj do t’i duhet së paku një muaj kohë për të marrë veten nga operacioni, por ajo ngordhi të dielën pasi kishte vështirësi në frymëmarrje.