Lirimi i “nutella-s” përplas klientët në Francë

26 janar 2018 22:51

Në Francë, blerësit e “humbën durimin” kur një zinxhir supermarketesh uli ndjeshëm çmimin e kavanozave me Nutella, një çokollatë që përdorët për të lyer bukën.

Admiruesit e çokollatës me lajthi u përplasën me njëri-tjetrin kur supermarketet “Intermarché” e ulën çmimin e shitjes së saj me 70 për qind.

"U sollën si kafshë. Një grua e tërhoqën prej flokësh, një të moshuare i hodhën një kuti në kokë, një tjetër e kishte dorën me gjak", tha një klient për mediat franceze.

Videot e postuara në mediat sociale tregonin turma të mëdha me njerëz që kapnin sa shumë kavanoza me nutella të mundeshin.

Në disa dyqane, në veri të Francës, ishte e nevojshme ndërhyrja e policisë për shkak të përleshjeve mes klientëve.

Një punonjës i një dyqani i tha një gazete se kishte parë një klient me një sy të nxirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme